Site icon Telegrafi

Lajçakut edhe zyrtarisht i zgjatet mandati si emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi deri në janar të vitit 2025

Foto: Arkiv

Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur që t’ia zgjasë mandatin emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deri më 31 janar të vitit 2025.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi publik nga Këshilli i Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi.

“Miroslav Lajçakut, Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, i është vazhduar mandati deri më 31 janar, 2025”, thuhet në vendim.

Lajçak ishte emëruar si përfaqësues special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi gjatë vitit 2020.

Ndryshe, takimet e mbajtura së fundi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, qoftë në nivelin e lartë apo në atë të kryenegociatorëve kanë përfunduar pa ndonjë rezultat./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version