Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të qëndrojë sot dhe nesër për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Vizitën e tij në Kosovë e kanë konfirmuar për Telegrafin, zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.
“Po, Lajçaku është në Kosovë sot edhe nesër”, u shpreh Ioanna Lachana nga zyra e BE-së.
Siç merr vesh Telegrafi, vizita e Lajçakut ka për qëllim t’i paraprijë një takimi të mundshëm të negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.
Për vizitën e Lajçakut, Telegrafi ka provuar të marrë më shumë detaje nga Qeveria e Kosovës, por deri tani nuk ka pasur ndonjë informatë./Telegrafi/