Miroslav Lajçak, emisar special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin, Albin Kurti me rastin e marrjes së detyrës së re.
Këtë e ka bërë të ditur Kurti, përmes një shkrimi në Twitter.
Kurti shkroi se Miroslav Lajçak e përgëzoi për rolin e tij të ri.
“Sot më erdhi një telefonatë nga Miroslav Lajçak i cili më përgëzoi për postin tim të ri si Kryeministër, duke i uruar qeverisë sonë sukses. Presim bashkëpunimin tonë të ardhshëm”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, Lajçak, thotë në një intervistë për REL tha se takimi i parë midis kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të ndodhë brenda disa javësh.
Tutje thekson se është inkurajuar nga vizita e fundit në Prishtinë dhe Beograd, ku, siç shprehet, ka marrë garanci se udhëheqësit janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun.
Me Kurtin në krye të delegacionit të Kosovës, Lajçak beson se ekziston një situatë e re, sepse, sipas tij, të dy bartësit e dialogut tani kanë mandat shumë të fuqishëm.
Të premten e kaluar, Këshilli Evropian ka zgjatur mandatin e Lajçakut deri në gusht të vitit 2022./Telegrafi/
Today I received a call from @MiroslavLajcak who congratulated me on my new role as Prime Minister, wishing our government success. Looking forward to our future cooperation. pic.twitter.com/B7n6AIgqZQ
— Albin Kurti (@albinkurti) March 25, 2021