Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me
kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Lajçak përmes një postimi në Twitter, ku ka treguar se gjatë kësaj bisede kanë diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë dhe përgatitjet për rifillim të dialogut me Serbinë.
“Një bisedë shumë e dobishme në telefon me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Diskutuam për situatën aktuale politike në Kosovë dhe përgatitjet për rifillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. U pajtuam për rëndësinë e afrimit të perspektivës të BE-së me njerëzit e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak. /Telegrafi/
Very insightful & useful 📞conversation with Speaker of Kosovo’s Parliament @VjosaOsmaniMP. Discussed current political situation in Kosovo & preparations for resuming EU-facilitated Dialogue asap. Agreed on importance to bring EU-perspective closer to people of Kosovo & Serbia.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 13, 2020