Site icon Telegrafi

Lajçak takon Bislimin në Davos: Zbatimi i Marrëveshjes për normalizim është çështje urgjente

Në marxhina të Forumit të Davosit, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Përmes një postimi në platformën X, Lajçak ka shkruar se në takim është diskutuar për një gamë temash  që lidhen me dialogun Kosovë-Serbi.

“Në marxhina të Forumit të Davosit takova zëvendëskryeministrin besnik Bislimi për të diskutuar një gamë të gjerë temash që lidhen me dialogun dhe pritjet për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Davosi bëhet qendër e bisedimeve – Kurti e Vuçiq takohen sot me ndërmjetësin e BE-së

Sipas Lajçak ata u dakorduan që zbatimi i marrëveshjeve të arritura është çështje urgjente.

“Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është çështje urgjente”, ka deklaruar tutje Lajçak./Telegrafi/

 

Exit mobile version