I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të arrijë në Kosovë, për të diskutuar rreth modaliteteve për rinisjen e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Zyra për media e Kuvendit të Kosovës në agjendën ditore për kryeparlamentaren ka bërë të ditur se takimi i Vjosa Osmanit me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçka do të mbahet në 17:45.
Në njoftim thuhet se mediat mund të marrin pamje nga fillimi i takimit, ndërsa pas takimit, do të dërgohet komunikatë. /Telegrafi/