Site icon Telegrafi

Lajçak: Po zhvillohen diskutime intensive për një sërë temash konkrete me Bislimin dhe Petkoviqin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak njofton se ka pasur diskutime intensive me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe negociatorin serb Petar Petkoviq.

Lajçak me anë të një shkrimi në Twitter ka theksuar se po zhvillohen diskutime për një sërë temash konkrete.

“Diskutimet intensive me dy kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Një sërë temash konkrete janë duke u zhvilluar sot në Bruksel”, njofton Lajçak, përcjell Telegrafi.

Takimi i nivelit të lartë politik do të varet nga takimi i kryenegociatorëve, si dhe përafrimi i qëndrimeve rreth disa çështjeve të rëndësishme për të dyja palët.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së, ka nisur më 2011. /Telegrafi/

Exit mobile version