I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka theksuar se gjatë takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ua ka rikujtuar se të gjitha Marrëveshjet e Dialogut mbeten të vlefshme dhe detyruese për të dyja palët. Njëkohësisht ai ka theksuar se të njëjtat duhet të zbatohen plotësisht pa asnjë kusht apo vonesë.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se BE-ja po bën përgatitjet për takimin e liderëve nga Kosova dhe Serbia në Bruksel, më 14 shtator, në kuadër të dialogut.
Me anë të një postimi në Facebook, në përmbledhjen e fundjavës, Lajçak ka theksuar se gjatë takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ua ka rikujtuar se të gjitha Marrëveshjet e Dialogut mbeten të vlefshme dhe detyruese për të dyja palët.
Njëkohësisht ai ka theksuar se të njëjtat duhet të zbatohen plotësisht pa asnjë kusht apo vonesë.
“Në Bled jam takuar edhe me Kryeministrin Albin Kurti. Folëm për përgatitjet për Takimin e radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë në shtator, me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së BE-së të datës 3 qershor. Gjithashtu ngrita shqetësimet e mia për situatën në veri të Kosovës. Nga Bled, fluturova për në Beograd, ku u takova me presidentin Aleksandar Vuçiq. Folëm në detaje për përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut”.
“Ua kujtova të dy liderët se të gjitha Marrëveshjet e Dialogut mbeten të vlefshme dhe detyruese për të dyja palët dhe duhet të zbatohen plotësisht pa asnjë kusht apo vonesë. Diskutimet tona do të vazhdojnë dhe ne po përgatitemi për takimin e liderëve në Bruksel më 14 shtator për një raund tjetër bisedimesh në nivelin më të lartë”, shkroi ai.
Në Forumin Strategjik Vjetor të Bledit, ku Lajçak ishte pjesëmarrës, ka thënë se është diskutuar për zgjerimin e rajonit.
Për këtë ai tha se BE-ja është e gatshme për Ballkanin Perëndimor por se rajoni duhet ta bëjë pjesën e tij.
“Forumi i këtij viti u mbajt në një mot jashtëzakonisht me shi, por moti nuk ndikoi në cilësinë e diskutimeve. Paneli tradicional i Ballkanit Perëndimor u fokusua në pyetjen nëse rajoni është gati për zgjerim. Theksova se BE është gati për Ballkanin Perëndimor, por se rajoni duhet të bëjë pjesën e tij. Gjithashtu u takova me një sërë partnerësh, kolegësh dhe përfaqësues nga rajoni dhe vendet anëtare të BE-së në forum. Unë jam mirënjohës për diskutimet depërtuese për situatën në rajon, nismat dhe zhvillimet rajonale, si dhe zhvillimet e brendshme në BE dhe zgjerimin e saj”, shtoi ai.