Site icon Telegrafi

Lajçak për tre policët e kidnapuar: Jemi duke pritur nga NATO që t’i mbledhë faktet

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, ka folur lidhur me kidnapimin e policëve kufitarë brenda territorit të Kosovës nga organet e sigurisë serbe.

Në një deklaratë të shkurtër për The Geopost, Lajçak tha se “jemi duke pritur nga NATO që t’i mbledhë faktet. Kemi kërkuar prej të dyja palëve t’i prezantojmë faktet, sepse kemi dy storje kontradiktore”.

Në pyetjen tjetër se a a kanë informata se ku gjinden policët e Kosovës, emisari evropian the se “Jemi në kontakt me të dyja palët”.

Këtë deklaratë Lajçak e bëri në margjinat e Forumit të Prespës, i cili po mbahet në Struge me organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ku po marrin pjesë shumë përfaqësues nga Ballkani dhe Evropa.

Exit mobile version