Site icon Telegrafi

Lajçak pas takimit me zyrtarët e shtetit norvegjez: Biseduam për dialogun Kosovë-Serbi

Miroslav Lajçak ka qëndruar sot në kryeqytetin norvegjez, Oslo, ku ka biseduar me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të atij vendi.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka pohuar se ishte mirënjohës për mbështetjen e fortë që po i jep atij shteti nordik.

Ai ka treguar se me zyrtarët e shtetit të Norvegjisë ka biseduar edhe për Ballkanin Perëndimor, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel, gjithçka nga vizita e Lajçakut në Kosovë

“Është mirë që jam sot në Oslo! Në takimet me Sekretarin e Shtetit, Sekretarin e Përgjithshëm dhe ekipin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për Ballkanin Perëndimor, kemi diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e fortë të Norvegjisë”, ka shkruar Lajçak.

Kujtojmë se sllovaku javën e kaluar është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në këto takime krerët shtetëror dhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ka folur për mundësitë dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel. /Telegrafi/

Exit mobile version