Site icon Telegrafi

Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Theksova nevojën për progres urgjent në zbatimin e marrëveshjes

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, të martën është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Mostar të Bosnje e Hercegovinës.

Siç njofton diplomati sllovak në takim është biseduar mbi procesin e dialogut dhe për takimin e ardhshëm që do të kenë kryenegociatorët.

Ai theksoi nevojën për progres urgjent në zbatimin e marrëveshjes.

“Në Mostar fola edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për hapat e ardhshëm në dialog dhe për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, si dhe zhvillimet rajonale. Theksova nevojën për progres urgjent në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, shkroi Lajçak.

Exit mobile version