Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur pas përfundimit të takimit të tij me kryeministrin Albin Kurti dhe ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.
Lajçak ka thënë se arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë është çështja e planit evropian si dhe Asociacioni.
Ai bëri të ditur se janë përmendur gjashtë kushtet e parashtruara nga Kurti lidhur me Asociacionin.
I pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ai tha se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.
“Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit, për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshje, për normalizim të raporteve”, tha Lajcak.
Ai shtoi se vizitën e tij do ta vazhdojë edhe në Beograd sonte, dhe se kjo është vizita e 10-të që nga shtatori në Kosovë. /Telegrafi/