Site icon Telegrafi

Lajçak pas takimit me Krasniqin: U pajtuam për de-eskalim dhe rikthim në dialog pa vonesa

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar këtë të premte në Bruksel kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, me të cilin kanë biseduar për situatën në veri të Kosovës.

Pas takimit, Lajçak ka deklaruar se me Krasniqin janë pajtuar për nevojnë për de-eskalim dhe rikthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja pa vonesa.

Lexo po ashtu Krasniqi në takim me Lajçakun: PDK do të angazhohet fuqishëm në shtensionimin e situatës në veri

“Pati një shkëmbim të dobishëm pikëpamjesh me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin për gjendjen aktuale në veri të Kosovës. Ne ramë dakord për nevojën për të de-përshkallëzim dhe për rikthim në Dialog pa vonesë”, ka shkruar emisari evropian në Twitter.

Për takimin më herët ka njoftuar edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se partia e tij do të angazhohet fuqishëm në shtensionimin dhe kthimin në normalitet në komunat në pjesën veriore të vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version