I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po qëndron në Austri ku po merr pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2023.
Në këtë forum pjesëmarrëse është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Lajçak ka ndarë fotografi të takimeve që zhvilloi atje, duke përfshirë këtu edhe presidenten Osmani.
“E nisa sezonin e vjeshtës me dy ditë bisedash pasuruese rreth asaj se çfarë do të thotë për Evropën të jetë e guximshme. Mirë për të diskutuar me ekspertë, kolegë, miq dhe më e rëndësishmja me të rinjtë tanë në këtë vit”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.
Forumi Evropian Alpbach është ndër institucionet më prestigjioze në Evropë, i cili nga viti 1945, mbledhë çdo vit liderë, nobelistë, akademikë, shkencëtarë dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota për të diskutuar idetë për një Evropë më të fortë dhe më demokratike. /Telegrafi/
Started the autumn season with two days of enriching conversations about what does it mean for Europe to be bold. Good to discuss with experts, colleagues, friends and most importantly our youth at this year’s @forumalpbach. #EFA23 pic.twitter.com/zQmdhTYehE
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 28, 2023