Telegrafi

Lajçak mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës, kërkon heqjen e gjitha barrikadave

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për ta shtyrë deri me 1 shtator, implementimin e vendimeve për targa dhe letërnjoftime.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak tha se BE pret që të gjitha barrikadat të hiqen menjëherë.

Tutje theksoi se përmes Borrel, i cili bashkëbisedoi për këtë vendim të Kurtit, pret që të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, të angazhohen në dialog.

Lexo po ashtu Pas kërkesës së SHBA-së, Qeveria e Kosovë shtyn zbatimin e vendimeve për reciprocitet me Serbinë deri me 1 shtator

Po ashtu, Lajçak ka falënderuar ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, për mbështetjen në këtë çështje.

“Mirëpresim vendimin e Kosovës për ta pranuar Josep Borrell, propozim për shtyrje me 1 muaj. BE pret që të gjitha barrikadat të hiqen menjëherë.  HRVP Borrell ftoi Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog në rrugën përpara. Mirënjohës ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier për mbështetje të fortë”, tha Lajçak./Telegrafi/