Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak është deklaruar lidhur me fillimin e vizitës së tij treditore në Kosovë.
Diplomati sllovak në një postim në Twitter ka shkruar se gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti e ka përgëzuar për arritjen e marrëveshjes për energji me Serbinë javën e kaluar në Bruksel.
“Shumë mirë që u ktheva në Kosovë! E nisa vizitën time duke u takuar me kryeministrin Albin Kurti për të vazhduar diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Unë gjithashtu e përgëzova atë për arritjen e një marrëveshjeje për energjinë javën e kaluar”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë arritur të martën e kaluar pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes ekzistuese për energjinë.
Qytetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, kryesisht serbë, nuk paguajnë rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada./Telegrafi/
Very good to be back in Kosovo! I started my visit by meeting with Prime Minister @albinkurti to continue our discussion on the way forward in the Dialogue on normalisation of relations. I also commended him on reaching an agreement on energy last week. pic.twitter.com/PB8izlJMpX
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 27, 2022