Përfaqësuesi Special i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë një interviste dhënë për televizionin publik të Serbisë (RTS), ka deklaruar se dialogu duhet të vazhdojë, duke theksuar se dy palët do të nënshkruajnë vetëm atë marrëveshje që u përshtatet.
Ai ka paralajmëruar se Brukseli nuk të pranojë kushtetutën si “vijë të kuqe”, pra nëse Beogradi i përmbahet kushtetutës së saj e Prishtina të vetës, atëherë sipas tij nuk do të ketë hapësirë për dialog, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq i pyetur nga gazetarja nëse është afër formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ai ka theksuar se po, pasi sipas tij është pjesë e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të cilën po negociohet dhe që thuhet qartë se Asociacioni duhet të formohet në përputhje me marrëveshjet e arritura më 2013 dhe 2015.
“Në Prishtinë kam pasur disa takime, kurse porosia për të gjithë ishte se ajo çfarë është nënshkruar duhet të zbatohet, kështu që Asociacioni do të jetë në agjendë sipas planit”, ka shtuar Lajçak.
E kur gazetarja këmbënguli nga Lajçak të marrë përgjigje në pyetjen se cilat ishin porositë në Prishtinë, që Asociacioni duhet të formohet që të vazhdojnë bisedimet, ai tha se nuk ka normalizim të marrëdhënieve, më saktësisht marrëveshje për Asociacionin. /Telegrafi/