Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, gjatë kësaj jave do të qëndroj për vizitë në Kosovë.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, Lajçak pritet që këtë vizitë ta realizoj nga 15 deri më 18 qershor 2020.
Kjo do të jetë vizita e tij e parë zyrtare që nga marrja e pozitës së tij të re.
“Në Kosovë, Ambasadori Lajçak do të takohet me udhëheqjen politike, përfaqësuesit e partive politike dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, si dhe krerët e misioneve të vendeve anëtare të BE-së. PPBE-ja planifikon të diskutojë kushtet dhe modalitetet për një rifillim të shpejtë të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftim.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Lajçak do të shfrytëzojë këtë mundësi për t’u njohur me situatën në terren.
Kujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi, i cili ka nisur qysh në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të taksës ndaj që kishte vendosur Qeveria Haradinaj prodhimeve të importuara nga Serbia. /Telegrafi/