Site icon Telegrafi

Lajçak: Me dialogun e udhëhequr nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë një platformë me të cilën do të kenë një të ardhme më të mirë

I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë sot me dialogun e udhëhequr nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë një platformë me të cilën do të trajtojnë trashëgimin e së kaluarës për të ecur drejt një të ardhme më të mirë, të sigurt dhe të prosperuar.

Lidhur me dialogun, një ditë më parë edhe i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se pas heqjes së tarifës së reciprocitetit, dialogu Kosovë-Serbi do të rifillojë.

Ndërkaq, Lajçak sot në një shkrim në Tëitter, shkruan se me dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia kanë një platformë me të cilën do të trajtojnë trashëgimin e së kaluarës për të ecur drejt një të ardhme më të mirë, të sigurt.

“Me dialogun e udhëhequr nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë një platformë me të cilën do të trajtojnë trashëgimin e së kaluarës për të ecur drejt një të ardhme më të mirë, të sigurt dhe të prosperuar për njerëzit e tyre, komunitetet dhe shoqëritë si pjesë e familjes sonë evropiane”, shkruan Lajçak. /Telegrafi/

 

Exit mobile version