I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë forumit në Dubrovnik, ka takuar ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, të cilin e ka informuar dialogun Kosovë-Serbi, për hapat për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Mitrovicës, por edhe kthimin në dialog.
Lajçak ka shkruar në Twitter se Italia dhe vet ministri Tajani janë një partner i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.
“Jam mirënjohës për mbështetjen në mandatin dhe punën time. Mezi presim të vazhdojmë të punojmë së bashku”, ka shkruar Lajçak.
🇮🇹 is an important partner to the Western Balkans and I am thankful for the support to my mandate and work. I briefed @Antonio_Tajani on the situation in the Dialogue and the steps needed for de-escalation and return to the Dialogue. Looking forward to continue working together. pic.twitter.com/nKe8htshSH
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 8, 2023
Gjatë Forumit në Kroaci me moton “Manovrimi në riformësimin botëror”, Lajçak ka takuar edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe drejtuesin e OSBE-së, Bujar Osmani, me të cilët ka diskutuar për përpjekjet për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës. /Telegrafi/