Telegrafi

Lajçak takon Cholletin dhe Escobarin: Ndajmë të njëjtin mendim rreth situatës në Ballkanin Perëndimor

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak për të cilin një ditë më parë kryeministri Albin Kurti pati kritika të ashpra për qasjen në dialogun Kosovë-Serbi ka takuar mbrëmë një darkë pune këshilltarin e lartë amerikan, Derek Chollet dhe të dërguarin e SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar.

Lajçak në një postim në Twitter shkruan se ndajnë të njëjtin mendim rreth situatës në Ballkanin Perëndimor.

“Kishim darkë mes miqsh të mirë në Nju Jork me Derek Chollet dhe Gabriel Escobar. Gjithmonë është e dobishme të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin mendim rreth situatës në Ballkanin Perëndimor dhe jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara…”, shkruan Lajçak. /Telegrafi/