Muzika pa Lady Gaga’n është pothuajse e paimagjinueshme, por Gaga pa muzikën, ishte gati të ndodhte.
Gaga është nderuar me çmimin e revistës “Billboard” si gruaja e vitit dhe i është rrëfyer kësaj reviste duke thënë se në jetën e saj ishte një kohë kur ajo nuk dëshironte të ishte më një yll i muzikës pop.
“Në fund të vitit 2014, stilisti im më pyeti, ‘A dëshiron ende që të jesh një yll popi?”, kujton Gaga. “E shikova në sy dhe i thashë ‘Po të mund të ndalja tani, sot, do ta bëja. Por s’mundem”, shkruan People, transmeton Klan Kosova.
Një vit më parë albumi i saj Artpop kishte dështuar me shitjet. Mirëpo në vitin 2014, fituesja e trefishtë e çmimit Grammy, e rizbuloi karrierën e saj duke lansuar albumin me elemente të Jazz-it “Cheek to Cheek”, së bashku me Tony Bennett, të cilin e falënderon për mbështetjen që i ka dhënë gjatë kohës sa karriera e saj ishte në tranzicion. /Telegrafi/