Telegrafi

Lacazette i ofrohet Barcelonës dhe Juventusit

Alexandre Lacazette duket se do të largohet nga Arsenali me të përfunduar ky edicion.

Sulmuesi francez nuk është i lumtur në Emirates dhe në këtë verë do të largohet nga The Gunners.

Por, sipas asaj që raporton Calciomercato, agjenti është duke punuar që t’i gjejë sulmuesit një skuadër më të madhe.

Bëhet e ditur se ai i ka ofruar shërbimet e Lacazettes te Juventusi ose Barcelona.

Arsenali është duke punuar që t’i ofrojë francezit kontratë të re, mirëpo marrëveshja duket shumë larg.

Lojtari dëshiron të kalojë në një skuadër ku mund të fitojë trofe, qëllim ky që nuk e ka arritur te Arsenali.

Atletico Madridi është po ashtu në garë për transferimin e Lacazettes, derisa ai ka shënuar nëntë gola në 23 paraqitje për Topçinjtë në këtë edicion. /Telegrafi/