Telegrafi

Lacazette drejt Serie A, sulmuesi në bisedime me dy gjigantët italianë

Alexandre Lacazette pritet të largohet gjatë afatit kalimtar veror nga Arsenali.

Sulmuesi francez nuk dëshiron të vazhdojë qëndrimin në Londër dhe ka kërkuar largimin në afatin kalimtar të verës.

Kontrata e Lacazzetes me klubin londinez skadon në verën e vitit 2022, derisa Arsenali kërkon të fitojë nga shitja e tij.

Sipas lajmeve të fundit në mediat angleze, francezi së fundmi është futur në bisedime me dy gjigantët italianë Juventus e Roma.

29-vjeçar francez e pëlqen ideje të luaj në futbollin italian, derisa Juve e Roma janë gati t’i japin një fanellë titullari për edicionin e ri.

Topçinjtë synojnë që nga shitja e Lacazzates te fitojnë rreth 40 milionë euro.

Vlen të theksohet se përveç Romës dhe Juventusit, Lacazette ndiqet ende nga AS Monaco dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/