Këngëtari i njohur nga Ferizaji Labinot Tahiri, nuk ka lënë pa komentuar për çështjen e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.
Me anë të një vidoje të publikuar në rrjetet sociale, Tahiri ka lutur të gjithë që ta shprehin dashurinë që ndjejnë për Ushtrinë e Kosovës.
“Ne nuk mund të gëzohemi për faktin se nuk po formohet ushtria e Kosovës! Ne duhet të lutemi dhe të bejme perpjekje të vazhdueshme që themelohet Ushtria e Kosovës. Ju lus e dashura Rini, aman postoni nëpër faqer tuaja dashurine për ushtrine e Kosovës se ajo na duhet sa më parë”, shkruan Labi në Facebook.
Për më shumë mund të ndiqni videon e plotë të tij. /Telegrafi/