Kampionati spanjoll ka zgjedhur më të mirët e sezonit të kaluar 2015/2016.
Portieri më i mirë i sezonit është zgjedhur slloveni i Atletico Madridit, Jan Oblak, pasi ka pranuar më së paku gola, duke qenë vendimtar në shumë ndeshje të skuadrës së tij.
Mbrojtësi më i mirë i sezonin vjen po ashtu nga skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, pasi është uruguaiani Diego Godin, që ka fituar çmimin e mbrojtësit më të mirë.
Çmimi i mesfushorit më të mirë të sezonin 2015/2016 në La Liga ka shkuar për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.
Ndërsa, sulmuesi më i mirë i sezonin të fundit është zgjedhur sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, duke mposhtur në këtë garë bashkëlojtarin e tij, Luis Suarez, i cili ka fituar ‘El Pichichin’ apo golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Luis Suarez u zgjedh futbollisti më i mirë i huaj i sezonit, por nuk ishte në gala mbrëmjen për ta pranuar çmimin, pasi skuadra e Barcelonës e ka bojkotuar këtë mbrëmje në shenjë proteste të ndarjes së pakët të çmimeve edhe pse ishin ata që fituan titullin kampion këtë sezon.
Futbollisti më i mirë i sezonit të fundit u zgjedh sulmuesi francez i Atletico Madridit, Antonine Griezmann. /Telegrafi/