Telegrafi

La Liga sjell kampionatin më të baraspeshuar në Evropë

Pothuajse nuk ka asnjë kampionat në Evropë që është më i baraspeshuar në këtë vit sikurse që është La Liga.  

Në Serie A, Ligue 1 dhe Eredivisie, vendi i parë ka më shumë se katër pikë se vendi i dytë, ndërsa edhe në Bundesligë vendi i parë me të katërtin ka katër pikë diferencë.

Në Ligën Premier pas barazimit mes Liverpoolit dhe Man. Unitedit edhe në këtë kampionat ka diferencë të vogël pikësh mes skuadrave.

Atletico Madridi dhe Real Madridi kanë nga 18 pikë, dhe pas tyre janë Sevilla me 17, Barcelona dhe Villarreal me 16, ndërsa Athletic Bilbao ka 15 pikë.

Nga viti 2006/07 në La Liga nuk ka pasur këso rivaliteti kur Barcelona luftonte me Sevillan, Real Madridin, Real Zaragozan, Valencia, dhe Getafe, ku diferenca ishe nga 17 në 14 pikë. /Telegrafi/