Real Madridi ka triumfuar ndaj Barcelonës me rezultat 2-1 në atë që njihet ndryshe si ‘El Clasico’, në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit spanjoll.
Vendasit morën epërsinë në minutën e gjashtë pas një gabimi fatal të mbrojtjes madrilene, gabim të cilin e shfrytëzoi për mrekulli Ilkay Gundogan që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/psg_chief/status/1718273427818061910
Pas golit të shënuar, Barcelona u mundua ta menaxhojë epërsinë e krijuar dhe këtë ja arriti me sukses duke mos lejuar që mysafirët të rrezikojnë portën e tyre gjatë pjesës së parë.
Blaugranasit patën mundësinë e artë për të dyfishuar rezultatin në minutën e 52-të, por goditjen e Ronald Araujos e ndal me shumë vështirësi portieri mysafir Kepa Arrizabalaga.
Reagimi i madrilenëve erdhi në minutën e 68-të, ku në skenë u shfaq Jude Bellingham i cili me një goditje tejet të fuqishme nga jashtë zonës shënon për 1-1 duke e lënë pa asnjë gjasë Ter Stegen.
Jude Bellingham’s goal from all angles. 🤯 pic.twitter.com/A3qrYjKRQS
— TC (@totalcristiano) October 28, 2023
Los Blancos kërkuan penallti në minutën e 79-të pas një ndërhyrje në Camavingan, por gjyqtari heshti dhe loja vazhdoi.
Rikthimin e ‘çmendur’ Reali e kompletoi në minutën e 92-të të takimit ku përsëri i njëjti lojtar, Jude Bellingham, shënoi për t’i dhënë madrilenëve epërsinë prej 2-1 duke bërë që të rikthehen përsëri si lider në La Liga.
JUDE BELLINGHAM HAS DONE IT AGAIN!!! https://t.co/EgQ3Lp0F6x
— TC (@totalcristiano) October 28, 2023
Pas kësaj ndeshje diferenca mes Barcelonës dhe Real Madridit shkon në katër pikë.
Real Madridi rikthehet si lider me 28 pikë të tubura, ndërsa Barcelona pozicionohet e treta me 24 sosh./Telegrafi/