Telegrafi

LA Galaxy pas mesfushorit të Juves

Skuadra nga MLS-ja amerikane, LA Galaxy, thuhet se janë të interesuar në mesfushorin e Juventusit, Hernanes.

Braziliani u bashkua me bardhezinjtë nga Interi verën e kaluar, por është kritikuar nga tifozët dhe mediat për shfaqjet e tij.

Ishte pritur se Hernanes do të lëvizë në afatin kalimtar të verës, por 31-vjeçari nuk ishte i etur për ndonjë prej opsioneve që pati.

Lexo po ashtu Hernanes shënon një gol ‘bombë’ ndaj Pescarës (Video)

Tani TuttoJuve raporton se skuadra nga MLS, LA Galaxy, janë të etur për të sjellë Hernanes në Shtetet e Bashkuara.

Galaxy kanë një boshllëk në mesfushë pas largimit të ish-kapitenit të Liverpoolit, Steven Gerrard, dhe mendojnë ta mbulojnë pikërisht me Hernanesin. /Telegrafi/