Seriali “Money Heist” apo më shumë i njohur si “La Casa de Papel” është një nga serialet më të shikuara të të gjitha kohërave në Netflix.
Dhe normalisht nga mania e këtij seriali u prek edhe bota e sportit. Shumë koreografi u inspiruan nga ky serial spanjoll, ndërsa ia vlen të përmendet ajo e Rennais, Olympiacos.
Jo vetëm tifozët e ndoqën këtë serial me shumë emocione, por edhe lojtarët më të mëdhenj nga bota e futbollit, disa nuk hezituan të postojnë fotografi me maskat e famshme.
Esta noche… 😉 #CasaDePapel @netflix pic.twitter.com/qqYXQaJpqP
— Karim Benzema (@Benzema) April 6, 2018
Jo vetëm lojtarët, edhe tifozët në stadiume dhe rrugë ishin të veshur si personazhet e këtij seriali, disa ekipe prezantuan edhe formacionet startuese duke u inspiruar nga ky serial.
El Profesor Pablo Repetto ya tiene su equipo y la estrategia para dar un nuevo 'Gran Golpe' en el Estadio Christian Benítez. ¡Estamos listos!#LCDP3#LaCasaDePapel pic.twitter.com/YMk49q2gWM
— LDU Oficial (@LDU_Oficial) July 26, 2019
Në sezonin e fundit pjesë e këtij seriali për disa sekonda ishte edhe futbollisti i njohur brazilian, Neymar. Ai luajti rolin e një murgu, ndërsa tha se ishte realizim e një ëndrre.
Shumë lojtarë nga e gjithë bota postuan në rrjetet sociale pjesë duke e shikuar serialin, apo edhe duke ndarë me ndjekësit personazhet e tyre të preferuara.
Me këtë rast edhe Telegrafi vendosi të pyesë disa nga lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës, por edhe të përgatisë disa fotomontazhe të lojtarëve si personazhe të ‘Casa de Papel’.
“Po, e kam shikuar. Nga katër sezonet më së shumti më ka pëlqyer i pari, por në përgjithësi them se i vlerësoj me notën dhjetë. Personazhi i preferuar nga ky serial është ‘Tokio’”, ka thënë Edon Zhegrova.
“Më ka pëlqyer më të vërtetë shumë. Deri më tani i kam shikuar tri sezonet e para, ndërsa nota me të cilët i vlerësoj është tetë. Rio është personazhi që më pëlqen më së shumti, kjo pasi lufton për dashurinë”, është shprehur Elbasan Rashani.
“E kam ndjekur dhe më ka pëlqyer. Nga një deri në dhjetë e vlerësoj me notën nëntë, ndërsa personazhi i preferuar i imi është ‘Profesori’”, ka deklaruar Florent Hadergjonaj.
“Gjatë kohës sa ishim të mbyllur e kam shikuar dhe ma ka pëlqyer. Ashtu si shumicës edhe për mua një nga më të pëlqyerit ishte ‘Profesori’. Sezoni i pari për mua është i preferuari, por edhe të tjerët ishin mjaft interesantë. Për mua i gjithë seriali meriton një vlerësim me notën nëntë”, ka theksuar Hekuran Kryeziu.
“I kam shikuar të gjithë sezonet, të fundit e kam përfunduar për pak orë brenda ditës. Personazhi më i miri për mua është ‘Profesori’, ndërsa si serial ka vlerësim maksimal nga unë dhe ua preferoj të gjithëve ta shikojnë teksa po qëndrojnë në shtëpi në këtë kohë pandemie”, ka thënë Herolind Shala. /Telegrafi/