Motrat Kardashian-Jenners nuk mungojnë kurrë të befasojnë.
Së bashku me klanin e saj të motrave – të cilat u ftuan të gjitha në Met Gala 2022 për herë të parë nga Anna Wintour – Kylie Jenner pati pikëpamjen e saj për elegancën e praruar.
24-vjeçarja veshi në tapetin e kuq një fustan nusërie nga “Off-White”, i cili ishte i kompletuar me një vello dhe një fund të bukur.
Por ky fustan kishte një kthesë: velloja ishte ngjitur në një kapelë bejsbolli, ndoshta një nderim për sportet amerikane.
Ndërsa Kim Kardashian ka qenë e rregullt në Met Gala, ky ishte viti i parë për motrat e saj të famshme Khloe dhe Kourtney.
Por kjo nuk është paraqitja e parë e Kylie. Ndërsa mungonte vitin e kaluar, në vitin 2019, ajo kishte një kombinim ngjyrë vjollce pranë motrave Kendall dhe Kim.
Ajo si aksesorë kishte shtuar disa vath të manitshëm ndërsa flokët e saj të zeza i mbajti të drejta. /Telegrafi/