Telegrafi

Kylie Jenner nxjerr në pah figurën e saj të lakmueshme me fustan të zi teksa mban për dore vajzën Stormi dhe të dashurin Travis Scott në Londër

Së fundmi ajo u mbrojt për akuzat se nuk respektoi protokollet sanitare teksa vizitonte një laborator në Milano për koleksionin e saj të grimit.

Por Kylie Jenner u shfaq e patrazuar nga drama teksa doli dorë për dorë me vajzën e saj Stormi, katër vjeç dhe të dashurin Travis Scott të enjten.

24-vjeçarja shfaqu një figurë magjepsëse ndërsa po dilte për darkë në pikën e famshme Nobu në Londër.

Ajo tregoi fromat e saj të lakmueshme me një fustan të shkurtër të zi pa rripa me një dekolte të hapur, të cilin e bashkoi me një palë sandale të zeza me taka.

Lexo po ashtu Miliarderja Kylie Jenner dëshmon se është një manjate grimi praktike teksa bën një vizitë në laborator duke kontrolluar produktet e saj

Personazhi televiziv mbante gjërat e nevojshme në një çantë dore të zezë në njërin krah, ndërsa mbante duart me vajzën e saj katërvjeçare, e cila ecte mes saj dhe Scott. /Telegrafi/