Së fundmi ajo u mbrojt për akuzat se nuk respektoi protokollet sanitare teksa vizitonte një laborator në Milano për koleksionin e saj të grimit.
Por Kylie Jenner u shfaq e patrazuar nga drama teksa doli dorë për dorë me vajzën e saj Stormi, katër vjeç dhe të dashurin Travis Scott të enjten.
24-vjeçarja shfaqu një figurë magjepsëse ndërsa po dilte për darkë në pikën e famshme Nobu në Londër.
Ajo tregoi fromat e saj të lakmueshme me një fustan të shkurtër të zi pa rripa me një dekolte të hapur, të cilin e bashkoi me një palë sandale të zeza me taka.
Personazhi televiziv mbante gjërat e nevojshme në një çantë dore të zezë në njërin krah, ndërsa mbante duart me vajzën e saj katërvjeçare, e cila ecte mes saj dhe Scott. /Telegrafi/