Përfundimisht duket se gjithçka është qartësuar dhe tashmë mund të themi se konflikti mes dy kantautorëve erdhi si pasojë e pikëve që ata vlerësuan njëri-tjetrin.
Me një sistem votimi nga 1-30 pikë artistët votuan 25 të preferuar nga 45 në garë. Nga 1 pikë deri në 22 ata renditën më pak favoritët, ndërsa tre vendet e para i vlerësuan me nga 24, 26 dhe 30 pikë.
Këto tabela që lapsi.al ka siguruar, tregojnë votimet e Florit dhe Stines. Ky i fundit i ka dhënë kolegut vendin e tretë, përkatësisht 24 pikë ndërsa Flori, siç shihet vetëm 2 pikë.
Ky nënvlerësim mendohet se e ka nervozuar këngëtarin e hitit “Çifti Simpatik”, i cili pas një përballje fizike, gjakosi Flori Mumajesin. /Telegrafi/