Para se Cristiano Ronaldo të vendos se a do të largohet përfundimisht nga Real Madridi, ai duhet t’i analizojë mirë mundësitë se ku do të shkojë në të ardhmen.
Nuk ka shumë klube që mund të nënshkruajnë me të, si në pikëpamje ekonomike, ashtu edhe në aspektin sportiv, pas paraqiten shumë pikëpyetje.
Klubi i parë që vjen në mendje është Manchester United, ku ai u bë yll botëror, duke fituar Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, pastaj edhe ‘Topin Artë’ të parë.
Nga perspektiva ekonomike, operacioni do të ishte i suksesshëm, por duhet të bindet Jose Mourinho, i cili nuk duket i gatshëm ta ndryshojë ekipin, duke e futur një yll të madh në mes.
Për të mos harruar se United është larg nga klubet më të mira në Evropë, siç ka qenë dikur.
Duke mos u larguar nga Anglia, opsioni dy është në Mançester, pasi City do të mund të ishte i interesuar.
Edhe në këtë rast do të ishte e vështirë të bindet Pep Guardiola.
Jashtë Anglisë, vetëm një klub ka para të mjaftueshme për të paguar, jo vetëm transferimin e tij, por edhe pagën që e kërkon, në nivel me Leo Messit dhe Neymarit, diçka që e dëshiron Ronaldo.
Ky klub është Paris Saint-Germain, me të cilin portugezi ka flirtuar me të kaluarën.
Në Paris, ka para dhe ambicie, por gjithashtu një problem dhe emri është Neymar. Braziliani dhe portugezi nuk mund të luajnë së bashku, sepse rregullat e Fair Play Financiar nuk do ta lejonin klubi francez ta blinin, pasi tashmë është në kufi me blerjet e Neymar dhe Kylian Mbappe.
Ardhja e Ronaldos do të nënkuptonte largimin e njërit nga dy.
Mundësi të tjera? Vetëm, në teori, Bayern Munich dhe Juventus.
Gjermanët kanë Robert Lewandowski, por mediat gjermane spekulojnë për një largim të mundshëm të sulmuesit polak. Largimi i tij mund t’i hap një rrugë, sepse Bayern ka fuqi financiare.
Mund ta thoni edhe Juve, pasi Ronaldo u duartrokit pas golit të bukur me gërshërë të shënuar në Allianz Stadium në Torino.
Jashtë Evropës, një alternativë është Kina, nëse Ronaldo dëshiron që të fitojë më shumë para.
Në MLS paguajnë shumë më pak, edhe pse mjedisi do të ishte më tërheqës për portugezin.
Në fund, secila prej këtyre dy opsioneve do ta distancojë Ronaldon nga mundësia për të luftuar për dy trofe që kanë formuar karrierën e tij: Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2sJKHj2YVHc