Telegrafi

Ky mund të jetë formacioni i Chelseat për sezonin e ri me katër transferime të reja – Kante mbetet jashtë

Chelsea është duke tentuar që të ndërtojë një skuadër të re në këtë verë edhe pse u duhen pak transferime.

Frank Lampard ka kërkuar nga bordi i klubit londinez disa transferime, ndërsa kanë rreth 200 milionë euro në dispozicion për transferime.

The Blues tashmë e kanë transferuar Hakim Ziyechin nga Ajaxi në afatin e janarit, derisa në listën e tyre janë edhe disa lojtarë.

Pierre Emerick-Aubameyang është caku më i fundit, pasi Michy Batshuayi dhe Olivier Giroud lidhen me  një largim nga Stamford Bridge.

Në listën e tyre janë edhe portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma dhe Ben Chilwell i Leicester Cityt.

Me këto transferime, formacioni i Chelseat do të ndryshime thellësisht, derisa N’Golo Kante mund të mos jetë shartues më. /Telegrafi/