Telegrafi

Ky ishte automjeti i parë elektrik nga BMW (Video)

BMW në vitin 2013 e kishte prezantuar modelin prodhues bashkëkohor me lëvizje elektrike – i3. Por kjo nuk ishte përpjekja e parë e prodhuesit gjerman që të ndërtojë automobil elektrik, marrë para sysh se edhe para katër dekadash ishte prodhuar BMW 1602e që po ashtu kishte lëvizur me rrymë.

Modeli BMW 1602e është prezantuar në Lojërat Olimpike që mbaheshin në Munih në vitin 1972 e zhvillimi dhe testimi i këtij automobili është bërë në fshehtësi deri te premiera e tij, transmeton koha.net.

Për lëvizje është përdorur elektromotori i kompanisë Bosch, i cili mbushej me energji elektrike nga 12 akumulatorë klasikë nga 12 V, me masën gjithsej 350 kilogramë.

Falë tyre, shpejtësia e lëvizjes ishte rreth 60 km/h, që është 2-2.5 herë në raport me BMW i3 aktual.

Ishin prodhuar gjithsej dy copë të këtij automobili eksperimental, ndërsa edhe pse kurrë nuk ka hyrë në prodhimin serik, BMW 1602e përfaqësonte hapin e parë të kompanisë në zhvillimin e elektromobilit, i cili 40 vjet më vonë do të kurorëzohet me modelin i3.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni rrëfimin për automobilin e parë elektrik të BMW-së. /Telegrafi/