Site icon Telegrafi

Ky është rezultati që i konvenon Shqipërisë që të shpresojë te kualifikimi

Hungaria ka arritur të shënojë në përballje me Portugalinë, por portugezët kanë barazuar për ta mbyllur pjesën e parë 1-1.

Një super gol i Zoltan Gera ka kaluar në epërsi hungarezët që kërkojnë pozitën e parë me ngulm. Nani barazoi në minutë e 42-të.

Islanda është duke udhëhequr me Austrinë (1-0).

Nëse Hungaria arrin të fitojë, atëherë Shqipëria me gjasa të mëdha do të pres ndeshjet që zhvillohen në mbrëmje nga ora 21:00.

Momentalisht Hungaria është lider me pesë pikë, ndërsa edhe Islanda fiton do të dalë e dyta me pesë pikë po ashtu.

Portugalia do ta mbyllte grupin me tri pikë e Austria me një pikë. Portugalia duhet të humb që të mbesë me dy pikë për t’i dhënë rast Shqipërisë të kaloj tutje.

Ndeshjet Itali- Irlandë dhe Belgjikë – Suedi, nuk duhet të sjellin fitore për irlandezët dhe suedezët.

Këto rezultatet e dërgojnë Shqipërinë në fazën tjetër. /Telegrafi/

Goli i Hungarisë

Goli i Islandës

Exit mobile version