Site icon Telegrafi

Ky është personi që ndërroi jetë në aksidentin e rëndë në Gjilan

Furra “Vëllezërit Çoçaj”, në një postim në rrjetin social Facebook, kanë njoftuar se në aksidentin tragjik në Gjilan, i cili ka ndodhur sot, ka humbur jetën pronari i saj, Qerim Çoçaj.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët dhe të afërmit tanë që sot nga një aksident tragjik ndërroi jetë Qerim Çocaj, pronari i furrës Vëllezërit Çoçaj, në Gjilan… Krenar gjithë jetën …. Ishe dhe do të mbetesh shembull për të gjithë…”, thuhet në njoftimin.

Lexo po ashtu Një i vdekur dhe 23 të lënduar nga aksidenti në Gjilan (Foto/Video)

Ndryshe, sot ka ndodhur një aksident zinxhiror në qendër të qytetit të Gjilanit, ku një person ka ndërruar jetë dhe 16 të tjerë kanë marr lëndime të rënda dhe të lehta trupore. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Drejtori i Spitalit në Gjilan, tregon për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti i rëndë
Exit mobile version