Alvaro Morata thotë se pendimi më i madh i tij është humbja në finalen e Ligës së Kampionëve nga Barcelona.
Juventusi i befasoi të gjithë në edicionin e kaluar duke i shkuar deri në fund garës më të madhe evropiane, por në finale pësoi me rezultat 3-1 nga katalunasit.
“Do të doja ta luaja sërish finalen e Ligës së Kampionëve dhe këtë herë të përpiqeshim ta fitonim”.
“Shkuarja atje ishte një arritje e madhe dhe i dëgjoja shumë njerëz që ishin të kënaqur për faktin që arritëm në finale të Ligës së Kampionëve pas shumë vitesh. Kjo është arsyeja pse goli im ndaj Real Madridit në gjysmëfinale është i preferuari”, ka thënë spanjolli.
Ai e ka përsëritur se idhulli i tij është Raul, por ka thënë se dëshiron të vazhdojë të luajë për Juven. /Telegrafi/