Site icon Telegrafi

Ky është momenti të cilin Dua Lipa kurrë nuk do ta harrojë në jetë (Video)

Dua Lipa ka mbajtur një koncert të jashtëzakonshëm mbrëmë në Prishtinë.

Para 18 mijë fansave, sipas këngëtares shqiptare, në një moment së bashku me këngëtaren shqiptare ka kënduar edhe i ati i saj, Dukagjin Lipa.

Lexo po ashtu Dua Lipa zbulon numrin e pjesëmarrësve në koncertin e Prishtinës (Video)

Ky i fundit është edhe këngëtar i rok bendit, ODA, ndërsa së bashku me Duan kanë kënduar këngën “Beso në Diell”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Shikoni si këndoi Dua Lipa me babanë (Video)

Me këtë rast, këngëtarja ka pohuar se ishte një natë e paharrueshme dhe këtë moment do ta kujtoj tërë jetën.

“Yje aq larg sa mund të shihni. Duke kënduar këngën e babait tim i kërkova që të më bashkohet në skenë! Me të vërtetë një natë e paharrueshme! Një mbrëmje për ta kujtuar gjatë gjithë jetës sime! Të dua @dukagjinlipa, të falënderoj për gjithçka që ke bërë për mua. Beso në diell”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Dua. /Telegrafi/

Exit mobile version