Pamjet e publikuara nga Brigada e 59-të e Motorizuar e Ukrainës duket se tregojnë momentin kur forcat ukrainase ia mësyjnë llogoreve ruse pranë Maryinka.
Trupat ukrainase po bombardonin herë pas here me predha pozicionet e ushtarëve rusë në këto llogore.
Në një moment mund të shihet se si ushtarët ukrainas nisen në pozicionet e tyre me automjete ushtarake.
Pas kësaj, ushtarët ukrainas filluan aksionin duke shkrepur furishëm me armët e tyre drejt forcave kundërshtare. /Telegrafi/