Site icon Telegrafi

Ky është momenti kur droni detar i Ukrainës godet cisternën ruse, publikohen pamjet

Një cisternë ruse me 11 anëtarë të ekuipazhit është goditur në një sulm ukrainas në Detin e Zi, thonë zyrtarët rusë.

Ata thanë se dhoma e motorit të anijes u dëmtua gjatë sulmit të natës në ngushticës së Kerçit. Askush nuk u lëndua, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Sulmohet me dronë cisterna ruse

Ukraina nuk ka folur publikisht për sulmin. Por një burim i shërbimit ukrainas të sigurisë i tha BBC-s se ishte përdorur një dron detar.

Ngushtica e Kerçit lidh Detin e Zi dhe Detin Azov, duke ndarë Krimenë – gadishullin e Ukrainës të aneksuar nga Moska në vitin 2014 – dhe gadishullin Taman të Rusisë.

Pamjet e shumta të publikuara në internet tregojnë momentin kur droni detar godet cisternën ruse. Videoja ndërpritet në momentin kur ndodh sulmi.

Gjatë ditës së djeshme, ukrainasit kishin sulmuar një luftanije ruse me po ashtu një dron detar. /Telegrafi/

Exit mobile version