Telegrafi

Ky është modeli i ri BMW X1, me shtatë ulëse

Një prototip i modelit BMW X1 me shtatë ulëse është fotografuar sot gjatë testimeve.

Modeli hibrid u testua në Evropën jugore dhe besohet se ka motor me tre cilindra 1.5-litër benzinë që bashkëfunksionon me një motor elektrik të instaluar në pjesën e pasme.

Motori djegës ka 136 kuajfuqi, teksa ai elektrik i shton edhe 88. Modeli i ri ngjason me versionin me pesë ulëse, por do të ketë kabinë më të gjerë prapa për dy ulëse shtesë, që me gjasë do të jenë të dedikuara vetëm për fëmijë, transmeton koha.net

BMW pritet ta shpalosë modelin e ri me shtatë ulëse muajin e ardhshëm në Frankfurt Motor Show, raporton WCF.