Telegrafi

Ky është Mini Cabrio i ri

Kompania Mini ngadalë është duke zgjeruar ofertën, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shfaq në treg modelin e ri Mini Cabrio.

Siç mund të shohim nga fotografia, Mini Cabrio për nga pamja nuk ka dhe shumë ndryshime.

Kjo veturë posedon çatinë e butë, hapësirë për katër pasagjerë, platformën UKL1, si dhe me motor të njohur nga modeli me tri dhe pesë dyer, transmeton Koha.net. Kjo do të thotë se ky model të ketë në dispozicion motorët benzinë me tre dhe katër cilindra, si dhe motorin dizel 1.5-litër, ndërsa pritet edhe modeli John Cooper Works me motor 2.0-litër Turbo me kapacitet prej 231 kuajfuqi.