Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Egli dhe Gjesti kanë vazhduar debatin e nisur mbi tekstin e këngës që Gjesti po shkruan.
Egli kërkon të dijë nëse vargjet janë një mesazh i fshehur për dikë jashtë shtëpisë, duke u ndjerë e lënduar nga sjellja e tij.
Duke analizuar fjalët në tekst, Egli u shpreh e bindur se ato kishin një domethënie të veçantë dhe nuk ishin thjesht pjesë e këngës.
Egli: “Të përqaputhi… kë po përqaputh? Buzëkuqi, varësja – këto janë elemente specifike për dikë! Kaq dua, të di për kë! Ma thuaj dhe jemi në rregull. Po jep një mesazh jashtë për lojën që po bëj këtu me ty”.
Nga ana tjetër, Gjesti, i shtrirë, refuzoi të japë një përgjigje të qartë, duke reaguar me indiferencë:
Gjesti: “A e kreve? A ke akoma?”
Marrëdhënia mes dyshes ka qenë mjaft e afërt që nga fillimi dhe Egli që ka shprehur hapur pëlqimin e saj për Gjestin. Megjithatë, ky i fundit nuk e ka pranuar se ka ndjenja për të.
Situata është bërë edhe më e ndërlikuar pas deklaratës së Gjestit disa ditë më parë, ku ai përmendi një ish-të dashur, duke nxitur dyshime dhe reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë.
A është ky një mesazh i koduar për të apo thjesht një lojë? Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet kjo histori. /Telegrafi/