Telegrafi

Ky është heroi që e pengoi sirianin të kryej më shumë sulme ndaj fëmijëve në Francë

Pas sulmit brutal të djeshëm nga një i krishterë sirian ndaj fëmijëve të vegjël në një park në qytetin francez të Annecy, u shfaq një video e një të riu që ecte pas sulmuesit me një çantë shpine në dorë.

Kujtojmë se dje në qytetin e vogël alpin Annecy, një sirian therri me thikë katër fëmijë të vegjël dhe dy të rritur. Askush nuk u vra nga sulmi, por disa fëmijë përfunduan në tryezën e operacionit dhe janë në gjendje kritike.

Lexo po ashtu Pamje rrëqethëse nga Franca, emigranti sirian ther me thikë fëmijën në karrocë – gruaja që ishte me të tentoi ta mbrojë me trup

Siç raporton bbc, vetëm pak ditë para sulmit, një gazetë lokale botoi një intervistë me një të ri që është në video duke ndjekur sulmuesin me një çantë shpine në dorë.

Henry, i cili kohët e fundit u diplomua në studimet e menaxhimit, i tha një gazete lokale disa ditë para sulmit se ai ishte në një lloj pelegrinazhi nëntë-mujor rreth Francës.

Përkatësisht, 24-vjeçari vendosi të vizitojë shumë katedrale franceze gjatë nëntë muajve. Në një intervistë, ai tha se gjen strehim duke trokitur në dyert e shtëpive të zgjedhura rastësisht pranë katedraleve që viziton.

“Më detyron të hapem me njerëzit. Këto takime janë edhe më të mrekullueshme për shkak të kësaj”, tha ai.

Lexo po ashtu Momenti i arrestimit të sulmuesit që theri fëmijët në parkun e lodrave në Francë, dy policë mezi e mbanin – i treti i vendoste prangat

Ditën e sulmit, Henry ishte në një park në Annecy kur një i krishterë sirian sulmoi fëmijët e vegjël me thikë. Ai tundi çantën e shpinës në përpjekje për të bllokuar sulmuesin, më pas vrapoi dhe eci pas tij derisa mbërriti policia, e cila e qëlloi në këmbë dhe më pas e arrestoi.

Pas incidentit, Henry u përgjigj me një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale “Lutuni për fëmijët. Jam mirë”. /Telegrafi/