Site icon Telegrafi

Ky është gabimi më i madh në jetë për Balotellin

Mario Balotelli e ka quajtur gabimin më të madh në jetë vendimin për t’iu bashkuar Liverpoolit.

Sulmuesi italian ka folur për Canal+ rreth karrierës së tij, sidomos për dy vitet e fundit, para se të shkonte te Nice.

“Iu bashkova Liverpoolit. Ishte gabimi më i madh në jetën time”, ka nisur shpjegimin lojtari për atë që shkoi keq në këto vite.

Lexo po ashtu Super Mario i përgjigjët kritikëve me dy gola, Nice fiton ndaj Marseille (Video)

“Përveç tifozëve që kanë qenë të fantastikë me mua dhe lojtarëve me të cilët kam pasur raporte të mira, më duhet të jem i sinqertë – nuk më ka pëlqyer klubi”.

“Kam pasur dy trajnerë, Brendan Rodgers dhe Jurgen Klopp. Si njerëz, ata nuk më kanë lënë përshtypje të mirë. Nuk kisha marrëdhënie të mira me ta”, ka shtuar SuperMario.

Balotelli e nisi për mrekulli aventurën në Ligue 1 duke shënuar dy gola. /Telegrafi/

Exit mobile version