Kombëtarja shqiptare mund të kalojë në një fazë tjetër vetëm nëse një mrekulli ndodh sot në ndeshjet e grupeve E dhe F.
Lojtarët e Kombëtares kanë pasur paraqitje mbresëlënëse duke marrë një fitore dhe duke pësuar dy humbje në këtë evropian.
Përzgjedhësi Gianni de Biasi ka angazhuar 20 nga 23 lojtarët e tubuara.
Duke marrë parasysh që në portë është i pazëvendësueshëm Etrit Berisha, nuk kishte asnjë minutë as Orges Shehin e as për Alban Hoxhën.
Për dallim nga portierët, futbollistët u aktivizuan 20 prej tyre, transmeton Telegrafi.
I vetmi që nuk ka luajtur asnjë minutë është Naser Aliji.
Mbrojtësi i majtë nuk mundi të paraqitet në asnjë ndeshje, pasi i pazëvendësueshëm ishte Ansi Agolli.
Shqipëria do ta kuptojë sonte fatin e saj pasi mbyllet faza e grupeve. Për të kaluar Shqipëria tutje duhet që Italia dhe Belgjika të shënojnë fitore ose të barazojnë me Irlandën dhe Suedinë.
Në anë tjetër duhet që Portugalia të pësojë humbje nga Hungaria. /Telegrafi/