Maurcio Pochettino ka zgjedhur Maradonan si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave në botë.
Trajneri i Tottenham Hotspur është kthyer të flas për futbollistët që e kanë bërë dhe po bëjnë diferencën në botën e futbollit.
Megjithatë, sipas tij njëri është më i miri dhe ai është bashkëkombësi i tij Maradona, i cili lë pas vetes tjerë si Pele, Messi dhe Ronaldo.
“Është e vërtetë që kemi futbollistë si Messi, Ronaldo, Pele, Di Stefano dhe Cruyff, por për mua, Maradona është më i miri i gjitha kohërave”, ka thënë Pochettino për mediat angleze, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Pochettino njihet mirë me Maradonan, pasi gjatë sezonin 1993-94, të dy ishin pjesë e skuadrës argjentinase, Newell’s Old Boys. /Telegrafi/